Hoxhaj: Kosova është përdorur si kartë për të luftuar perëndimin, BE t’i ulë kokën Serbisë në Ballkan

Hoxhaj: Kosova është përdorur si kartë për të luftuar perëndimin, BE t’i ulë kokën Serbisë në Ballkan

Ish-ministri i Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, referuar deklaratës së Vladimir Putin për rolin e serbëve në Kosovë, thotë se nuk janë minoritet, por pjesë e gjahut gjeopolitik.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai deklaroi se Putin, Kosovën e ka përdorur si temë për të përçarë perëndimin.

Arsyeja pse pesë vende nuk e kanë njohur Kosovën, ka të bëjë me politikën e përçarjes. Nuk i ka dhënë Putini rëndësi Kosovës, por e ka përdorur si kartë për të luftuar perëndimin dhe rendin ndërkombëtar.

Bashkimi Sovjetik ka financuar shumë parti politike në Ballkan, kanë qenë kryesisht të majta. Tani rëndësi për Rusinë ka që të jenë pro ruse, nacionaliste dhe mbi të gjitha platforma për të luftuar hegjemoninë amerikane dhe për të treguar se shpërbërja e Europës po ndodh.

Nëse Rusia nuk ka kaluar traumën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Serbia nuk ka kaluar traumën e Serbisë së Madhe. Serbia është kopje e botës ruse.

Kjo mendësi mendoj që është serioze dhe këtu duhet Bashkimi Europian të jetë i qartë nëse kanë gabuar që ta lexojnë drejt Rusinë si fuqi e mundshme bërthamore. Të paktën në Ballkan duhet t’i ulin kokën Serbisë.

Nuk mund të sillet si fuqi hegjemone në Ballkan, duke blerë armë nga Rusia dhe Kina, 20 vite pas luftës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy