“Ka ndarje mes pro malazezve e pro serbëve”/ Draga flet mbi fatin e Abazoviçit pas marrëveshjes me Kishën Serbe

“Ka ndarje mes pro malazezve e pro serbëve”/ Draga flet mbi fatin e Abazoviçit pas marrëveshjes me Kishën Serbe

Analisti Nail Draga foli në edicionin e lajmeve në MCN TV lidhur me seancën që synon rrëzimin e qeverisë së Dritan Abazoviçit, që do të zhvillohet më 19 gusht. Sipas analistit Gjykanoviç ka pasur kohë 30 vite të përgatiste këtë draft-marrëveshje me Kishën Serbe, por vazhdimisht u tregua i kalkuluar, duke ia lënë në dorë Abazoviçit.

Ajo që është paralajmëruar me kohë ndodhi dje, nënshkrimi i marrëveshjes mes qeverisë dhe Kishës Serbe. Në opinionin e Malit të Zi ka pasur deklarata të ndryshme. Qeveria pro malazeze e Gjykanoviç ka kërkuar që marrëveshja të shtyhet dhe të bëhen ndryshime. Marrëveshja ka krijuar tension politik në Malin e Zi. Pas disa orëve partia e Gjykanoviç përgatiti mocionin e mosbesimit që e nënshkruan 36 deputetë. Mbledhja do mbahet më 19 gusht. Por janë edhe dy javë dhe do presim si do evoluojnë çështjet. Presidenti Gjykanoviç ka pasur kohë 30 vite të përgatiste këtë draft-marrëveshje me Kishën Serbe por vazhdimisht kanë kalkukuar. Ata s’kanë pasur guxim ta trajtojnë këtë çështje. Fatkeqësisht kjo çështje i mbeti në dorë Dritanit, dhe ky u tregua pak i shpejtuar. Ditët në vijim do tregojnë shumë çka. Nëse qeveria humbet votëbesimin, Presidenti është i obliguar të shpallë zgjedhje parlamentare të parakohshme”.

I pyetur nëse Abazoviç ka pasur presion nga aktorë të huaj mbi marrëveshjen, Draga thotë:

Faktori ndërkombëtar ka qenë i informuar për draft marrëveshjen, kanë qenë të informuara edhe partitë politike nga pozita dhe opozita, por s’e kanë marrë me seriozitet, duket menduar se Abazoviçi do ta shtyjë deri në nëntor apo dhjetor”.

Analisti thotë se kryeministrit mund t’i ketë konevenuar marrëveshja për të nxitur polarizim në prag të zgjedhjeve lokale, duke shtuar se lidhet indirekt edhe me “Ballkanin e Hapur”.

Çështjet kanë evoluar para zgjedhjeve lokale në Podgoricë. Ai subjekt që fiton në Podgoricë garanton edhe zgjedhjet parlamentare. Diku i ka konvenuar kjo çështje për të nxitur këtë polarizim në skenën politike të Malit të Zi. Ka lidhje indirekte me (Ballkanin e Hapur). Gjykanoviç nuk e mbështet Ballkanin e Hapur, ndërsa Abazoviç e mbështet atë. Në Malin e Zi shohin si zgjidhjeve vetëm BE-në, jo të një subjekti tjetër regjional si Ballkani i Hapur, ku dominuese është politika pro serbe, përkatësisht pro ruse, në rajon. Çështja e Kosovës është e veçantë, ka qeverinë e vet, dhe janë deklaruar hapur që me qasjen që ka Vuçiç ndaj Kosovës, që vazhdon me politikën hegjemoniste, për momentin është e pamundur të ketë bashkëpunim të mirëfilltë. Mali i Zi është i vendosur, se e ardhmja është në BE”.

Draga thotë se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe malazezëve do vijojnë të jenë konstruktive, duke shtuar se veprimi i Abazoviçit shihet çështje personale dhe politikë ditore.

Në Malin e Zi shqiptarët kanë qenë vazhdimisht konstruktiv dhe kanë dhënë kontribut në demokratizimin e Malit të Zi. Veprimi i Abazoviçit si kryeministër është çështje personale dhe politike ditore. Por mendoj që marrëdhëniet me malazezët do jenë konstruktive. Mendoj që sipas gjasave brenda 2-3 muajve të organizohen zgjedhje parlamentare. Por këto janë qasje hipotetike, pasi jam i bindur që Abazoviç do të vazhdojë të jetë kryeministër. Data 19 gusht është datë vendimtare. Në Malin e Zi ekziston një pakënaqësi e madhe. Ka vite që vazhdon një ndarje politike, pro serbe dhe pro malazeze. Në vend që të zbutet, ndodh e kundërta. Mali i Zi të kujton vitet 1990 para shkatërrimit ë ish-Jugosllavisë. Politikën serbe në Malin e Zi e organizon Kisha ortodokse Serbe, që është si filale e Beogradit”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy