Nuk është film, makina rrotullohet 360 gradë në ajër, pasi shmangë "Jaguarin" (VIDEO)

Nuk është film, makina rrotullohet 360 gradë në ajër, pasi shmangë "Jaguarin" (VIDEO)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një makinë rrotullohet 360 gradë, duke ngjitur një bordurë me bar, pasi shmangë një “Jaguar”, sepse shoferi kishte humbur kontrollin. 

Nga pamjet e publikuara në internet tregojnë momentin kur një veturë rrotullohet në ajër, gjatë një aksidenti të ndodhur në autostradën M4, në Berkshire të Uellsit.

Sipas "Daily Mail", këtë aksident e ka regjistruar një grua që ka qenë prapa me makinën e saj. 

“Fatmirësisht, ai arriti të zvarritej e të dilte nga makina. Më i ka thënë shoferit të "Jaguar"-it për pak sa nuk më vrare’,” shprehet gruaja që filmoi aksidentin.

Autostrada M4, që lidh Londrën me Uellsin Jugor, është një nga autostradat më të rrezikshme për shkak të trafikut të rënduar.

Por për fat të mirë dhe për befasi nga ajo që shihet në pamje, nga ky aksident nuk kishte të lënduar. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy