341 të infektuar me Covid, humbin jetën 9 persona

341 të infektuar me Covid, humbin jetën 9 persona

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3007 testime covid, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 341 qytetarë. Po ashtu, janë shëruar 673 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,173 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 263 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. 9 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 37 -79 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 85 raste në Tiranë, 23 në Durrës, nga 18 raste në Fier, Pogradec, nga 17 raste në Krujë, Gjirokastër,  16 në Korçë, 15 në Elbasan, 12 në Devoll, 11 në Vlorë, nga 10 raste në Lezhë, Berat, 8 në Krujë, 7 në Sarandë, nga 6 raste në Lushnje, Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Tropojë, Peqin, nga 4 raste në Kavajë, Tepelenë, nga 3 raste në Kurbin, Kukës, Mallakastër, nga 2 raste në Mirditë, Divjakë, Selenicë, Belsh, Dibër, Patos, Këlcyrë, nga 1 rast në Mat, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, Maliq, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (3 Prill 2021)

Raste të reja ditore 341

Të shëruar në 24 orë 673

Të shtruar në spitale 263

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 3007

Testime totale 567,572

Raste pozitive 126,183

Raste të shëruara 93,173

Raste Aktive 30,754

Humbje jete 2256

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21546

Fier 2541

Durrës 1262

Gjirokastër 1248

Shkodër 1175

Vlorë 889

Korçë 798

Kukës 361

Dibër 326

Elbasan 313

Lezhë 227

Berat 68

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy