Nxënësit pa telefona në shkollë, Franca nis vitin shkollor me rregullore të re

Nxënësit pa telefona në shkollë, Franca nis vitin shkollor me rregullore të re

Ky vit shkollor do të fillojë ndryshe për mijëra gjimnazistë në Francë. Autoritetet kanë nxjerrë një rregullore të re për të kufizuar përdorimin e telefonave celularë nëpër shkolla.

Projekti pilot do të fillojë në 200 gjimnaze, njoftoi ministria e Arsimit. “Pauzë digjitale” e cilësuan ekspertët që hartuan rregulloren, ndërsa kanë synim të përmirësojnë klimën e mësimdhënies dhe marrëdhënieve mes studentëve.

Franca e ka ndaluar që në 2018-ën përdorimin e telefonave në shkollë, por ligji nuk ka gjetur zbatim.

Me rregulloren e re, nga e hëna e dy shtatorit, nxënësit janë të detyruar ta lënë celularin kur hyjnë në shkollë dhe do e marrin kur të dalin nga mësimi.

Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë theksuar nëpër raportet e tyre se celulari i shpërqendron nga ora e mësimit.

Një ndër aspektet që po tentojnë të luftojnë ekspertët e arsimit është edhe bullizimi nëpër ambientet studentore. Por për disa ekspertë kjo masë është e vështirë që të zbatohet.

Zbatimi i kësaj mase kërkon ndërtimin e një aparati të tërë brenda shkollës për të parë se kush e lë telefonin te dera dhe kush jo, ndërsa duhet parë edhe dënimi për ata që nuk e zbatojnë, thonë ekspertët e arsimit.

Ndërkohë, edhe vende të tjera, si Belgjika, Britania apo vendet nordike kanë filluar të ndërmarrin masa të ngjashme nëpër shkolla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy