Reformimi i arsimit parashkollor, Xhixho: I vonuar, duhet vepruar para se të ketë skandale (VIDEO)

Reformimi i arsimit parashkollor, Xhixho: I vonuar, duhet vepruar para se të ketë skandale (VIDEO)

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me reformimin e arsimit parashkollor e ndërmarrë si iniciativë nga Ministria e Arsimit pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në një kopsht privat në Tiranë ku një vogëlushe 3-vjeçare u dhunua nga edukatorja.

Ajo tha se kjo reformë e ndërmarrë aktualisht është e vonuar dhe se kjo nuk ishte ngjarja e parë që ndodhte në sistemin parashkollor. Sipas saj, sistemi arsimor duhet të jetë prioritet kombëtar teksa thekson se ne kemi buxhetin më të ulët në rajon sa i përket arsimit.

Intervista e plotë

1.Ministrja prezantoi sot një plan për reformimin e arsimit parashkollor. Si mendoni qe do ta realizoj ministria këtë plan?

Së pari është plan i vonuar sepse gjithmonë do duhet të ndodhin ngjarje tragjike që ministria e arsimit të vihet në lëvizje, të marrë masa apo të paralajmërojë një reformë të thellë. Para dy vitesh kemi qenë në skandale të tjera në sistemin parashkollor ku patëm pedofilë që mundën të hynin në sistemin shkollor, pikërisht në Lushnje apo Berat. Pas asaj propozova regjistrin e të dënuarve për krime seksuale i cili nuk është ende i aksesushëm për qytetarët. Nuk na duhen ngjarje që ndodhin te fëmijët tanë, e domosdoshme është të kemi struktura permanente, struktura që përmirësojnë strukturat tona parauniversitare dhe për mua është i vonuar që vjen pas ngjarjes të vogëlushes 3-vjecare dhe jo si ndërgjegjësim i qeverisë.

2. Mendoni që kjo task-forcë e ngritur do të na japi një panoramë të plotë për këtë çështje?

Mund të japë një panoramë, por besoj se më shumë se taks forcë arsimi ka nevojë për mbështetje të mekanizmave të saj permanent dhe kjo bëhet duke e buxhetuar arsimin. Nëse shohim  sot projektbuxhetin e 2024, ne kemi buxhetin më të ulët në rajon, dhe në zërat parashkollorë ke një rënie të buxhetit, pra të gjitha fjalët e ministresh dhe çdo zyrtari s’ka vlerë nëse se ke prioritet në buxhet edukimin. Do thoni ju a ka buxhet Shqipëria për të tilla nisma, padyshim që ka sepse rritja e buxhetit është faktike kjo dhe për shkak të rritjeve të çmimeve, ka ardhur nga qytetarët kjo rritje e buxhetit, por kjo nuk kthehet mbrapsht me paketa në nevojë dhe as në arsim, ndërkohë që vendet e rajonit dhe Evropa kanë menduar se ndihma është dhënia direkt e parave në duart e qytetarëve.

3. Mendoni se shoqëria me ngjarjet që kanë ndodhur kanë besim te institucionet?

Në fakt shoqëria ka më shumë besim tek media. Dhe nëse sheh raportet e shoqërisë civile dhe ato ndërkombëtare kanë më shumë besim tek media se sa te institucionet. Po të marr rastin e fundit, pasi u publikua në media u bë ngjarja publike. Një kopsht operon pa licencë në qëndër të Tiranës. Ne nuk kemi kontrollin e territorit për një kopsht dhe imagjino të tjerat. Momenti i dytë tragjik është policia e shtetit e cila ka tentuar ta fshehë këtë ngjarje, dhe pasi prindërit shkuan te media, ajo u bë e njohur.

4. Nga informacionet që ju jeni, kush punon si edukator dhe a janë të pajisur me licencë?

Mund të marr shembull portalin mësues për Shqipërinë. Në fakt problemi më i madh i edukimit është politizimi i mësuesve dhe administratës dhe padyshim që edukatore të cilat në kopshte të Tiranës 2 edukatore për 40 fëmijë mund ta imagjinosh se çfarë produktiviteti kanë ata. Mos të flasim për sistemin afterschool i cili nuk ka asnjë monitorim dhe nga ana tjetër është kosto e shtuar për prindërit. Pra ka dështuar që shkolla të jetë qëndër komunitare ku fëmijët të hanë drekë dhe të bëjnë detyrat dhe gratë dhe vajzat të vazhdojnë punët. Gratë janë të diskriminuara në karrierë sepse duhet të kujdesen për fëmijët. Të ketë një pakt kombëtar arsimi që të mos preket nga askush që vjen në pushtet, të jetë buzheli i parë që financohet nëse nuk investojmë në resurse dhe njerëz ehte e kotë të investojmë në aspekte të tjera të jetës.

5. Pas një postimi të Kryeministrit Edi Rama ku deklaronte se tekstet e arsimit 9-vjeçar do të ishin falas, ju keni pasur një reagim të ashpër, perse?

Sepse e kam ndjekur që në momentin e parë kur ka marrë mandatin si deputete. Ka qenë një shqetësim që e kam hasur te të gjithë prindërit. Në fillim kanë qenë vetëm klasat e para me librat falas dhe kanë qenë një kategori prindërish që kanë denoncuar se nuk kanë libra falas por të përdorur. Dhe kur ai thotë se do ketë libra falas duhet ti japim fund kësaj tallje, sepse nga klasa e 3 deri te e 9 librat janë të përdorur. Jemi në miratimin e buxhetit dhe këtë buxhet duhet ta çojmë në mënyrë të dedikuar për të çuar libra të rinj falas. Kam propozuar disa iniciativa për arsimin dhe më është hedhur poshtë nga forca e kartonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy