Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në një hotel në zonën bregdetare të Tales në Lezhë.
Sipas iformacioneve paraprake, raportohet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëme materiale janë të konsiderueshme.
Në vendngjarje kanë mbëritur forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes të rëndë.



