Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka vizituar sot Kosovën, ku është parë duke hyrë në ndërtesën e Presidencës së Kosovës, raporton REL.
Vizita e tij në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi edhe në vendet e tjera të rajonit.
Avioni i ushtrisë amerikane, me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Bosnje dhe Serbi, u pa mesditën e së enjtes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari".



