Kosova, partneri kryesor i Shqipërisë në eksporte

Kosova, partneri kryesor i Shqipërisë në eksporte

Shqipëria është prej 10 vitesh anëtare CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore).

Pikërisht në këtë 10-vjetor, politika, por edhe specialistët e ekonomisë në Shqipëri, kanë gjykuar se kanë shumë gjëra për të reflektuar bashkërisht se çfarë ka ndodhur në këta 10 vjet, shkruan sot Koha Ditore.

“Më pak barriera dhe më shumë lehtësi do të kontribuojnë në rritjen e tregtisë në CEFTA”, kanë qenë refleksionet e pjesëmarrësve të Konferencës 2-ditore Ndërkombëtare “CEFTA, 10 vjet tregti e lirë, sfidat dhe perspektiva”, e organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e Shqipërisë.

Qëllimi i organizimit të kësaj konference është të diskutohen arritjet e deritanishme në tregtinë e lirë mes vendeve anëtare të CEFTA, sfidat e ardhshme në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, hapat që duhen ndërmarrë për lehtësimin e tregtisë dhe transportit, pritshmëritë në bashkëpunimin rajonal etj.

Gjithashtu gjatë këtyre dy ditëve do të diskutohen në panele të veçanta edhe çështje që kanë të bëjnë me dialogun publik-privat, rolin e pjesëmarrjes së biznesit privat në zhvillimin e sektorëve ekonomikë, turizmi dhe roli i këtij sektori si një mekanizëm për të nxitur zhvillimin ekonomik etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy