Çmimi i energjisë elektrike/ ERE anulon fashën 800 kwh për tetorin, shtyhet për në nëntor

Çmimi i energjisë elektrike/ ERE anulon fashën 800 kwh për tetorin, shtyhet për në nëntor

Enti Rregullator i Energjisë ka mbledhur bordin ditën e sotme ku ka pezulluar rritjen e tarifës së energjisë elektrike për muajin tetor, duke e shtyrë aplikimin nga 1 nëntori në 31 dhjetor.

Bordi diskutoi “Për një ndryshim në vendimin nr. 242, datë 23.09.2022, të bordit të ERE-s, “Mbi miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kWh për konsumin
mbi 800 kWh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 Tetor – 31 Dhjetor 2022”, thuhet në njoftimin për mediat.

Kreu  ERE, Petrit Ahmeti tha se “çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë”. “Vendimi i mëparshëm nuk ka efekt, leximi do te bëhet në fund të muajit”, tha ai.

Mbledhja e bordit te ERE vjen pasi kryeministri Rama anuloi vendimin për vendosjen e fashës 800 kwh për muajin tetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy