
Duket se humbja e fundit përballë Macron nuk e ka dekurajuar Marine Le Pen. Kandidatja e ekstremit të djathtë ka sfiduar Presidentin e Francës, duke i thënë “do të mund në zgjedhjet e 2027-ës“.
U aludua se Le Pen do të jepte dorëheqjen nga drejtimi i partisë pas humbjes në zgjedhje, por deri më tani nuk ka ndodhur.
Vlen për t’u theksuar se ekstremi i djathtë ka shënuar rritje sa i takon mbështetjes në elektoratin francez, përgjatë viteve të fundit.
Nga ana tjetër pozita e Macron duket e dobët, ku presidenti rrezikon të mos arrijë shumicën në zgjedhjet parlamentare të qershorit.



