Teherani zyrtar ka vendosur aktivizimin e mbrojtjes ajrore me qëllim për t'iu kundërpërgjigjur avionëve të vegjël dhe dronëve zbulues.
Mediat vendase shkruajnë se sistemi mbrojtjes ajrorë ishte vënë në funksion në disa zona, duke përfshirë pjesët perëndimore, qendrore dhe juglindore të kryeqytetit.
Nga ana tjetër duket se Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u gjend përballë afatit të afërt për të siguruar autorizimin e Kongresit për luftën kundër Iranit. Ajo pretendon se afati 60-ditor për të kërkuar autorizim ishte ndërprerë në mënyrë efektive nga një armëpushim i shpallur muajin e kaluar.
"Për qëllimet e Rezolutës së Fuqive të Luftës, armiqësitë që më 28 shkurt, kanë përfunduar, pasi nuk ka pasur shkëmbim zjarri midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit që nga armëpushimi i 7 prillit.“
Ndërkohë udhëheqësit suprem i Iranit zotohet të mbrojë kapacitetet bërthamore dhe raketore.
"Sot, dy muaj pas vendosjes dhe agresionit më të madh ushtarak nga ngacmuesit e botës në rajon, dhe disfatës së turpshme të Shteteve të Bashkuara në planet e tyre, një kapitull i ri po shpaloset për Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit.”
Në një deklaratë të lexuar nga një prezantues i televizionit shtetëror, Ajatollah Mojtaba Khamenei tha se i vetmi vend ku amerikanët i përkasin në Gjirin Persik është "në fund të ujërave të tij" dhe se një "kapitull i ri" po shkruhej në historinë e rajonit. Komentet e Khameneit vijnë në një kohë kur ekonomia e Iranit është futur në një krizë të thellë dhe industria e saj e naftës po vuan nga bllokada e Marinës Amerikane që pengon anijet cisternë të dalin në det të hapur. Ekonomia botërore është gjithashtu nën presion, ndërsa Irani mban kontrollin e saj mbi Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës transportohet një e pesta e të gjithë naftës bruto.



