Princi i kurorës i Arabisë Saudite u takua sot me Mbretëreshën Elisabeta ndërsa protestuesit dolën në rrugë për të demonstruar kundër luftës së tij të diskutueshme në Jemen.
Mohammed bin Salman ka ngrënë drekë në Buckingham Palace, ndërsa londra ka shtruar qilimin e kuq për vizitën e tij tre-ditore në Britani.

Por udhëtimi i tij duket i vendosur të lihet në hije nga protestat që filluan sot, ndërsa demonstruesit zbritën në Whitehall duke mbajtur pankarta.
Kritikët kanë goditur qeverinë për ftesën e mbretërve, ndërsa mbretëria e Arabisë është akuzuar për krime lufte dhe miliona jemenas që janë në rrezik urie.
Demonstruesit e të drejtave të njeriut janë veshur si zonja May dhe Princi i Kurorës zbritën në Westminster ndërsa autobusët e kuq me dy kate mbartnin protestuesit përmes Westminster.

Ndërsa Theresa May thotë se do të "ngre shqetësime rreth të drejtave të njeriut" në Arabinë Saudite, në bisedimet me princin e kurorës gjatë vizitës së tij Downing Street
Shefi opozitës britanike Jeremy Corbyn akuzoi qeverinë për "bashkërendim" në krimet e luftës duke i shitur armë Rijadit.
Por kryeministrja tha se lidhjet ndërmjet dy kombeve kishin shpëtuar qindra jetë.
Princi 32-vjeçar i kurorës, i cili sapo ka ardhur në Downing Street për një takim me zonjën May, shihet nga disa si një forcë modernizuese në shtet e Gjirit.

Sipas BBC, Britania e Madhe shpreson të përfitojë nga hapja e ekonomisë saudite, por protestuesit kanë hedhur akuza kundër vrasjes së civilëve jemenas në sulme ajrore nga një koalicion shumëkombësh i udhëhequr nga Sauditët, të mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, që po lufton lëvizje rebele Houthi.
Princi i kurorës, i cili është edhe trashëgimtari i frontit pas mbretit 82-vjeçar Salman, po bën vizitën e tij të parë në Britani të Madhe që nga marrja e rolit të vitit të kaluar.

Ai është kredituar me fillimin e reformave ekonomike dhe sociale në mbretërinë konservatore të shkretëtirës.
Ai gjithashtu nisi një lëvizje anti-korrupsion që mbajti të burgosur, ministrat dhe biznesmenët me ndikim dhe që gjeneronte rreth 106 miliardë dollarë.
Megjithatë, shumë prej tyre kanë kritikuar vendimet e tij për të ndërhyrë në Jemen dhe për të imponuar një bllokadë de facto të Katarit fqinj, si dhe për të goditur kundërshtarët e perceptuar të politikave të tij.



