Duka i Edinburg-ut i lë para ndihmësve të tij  

Duka i Edinburg-ut i lë para ndihmësve të tij  

Duka i Edinburg-ut , i cili ndërroi jetë një muaj më parë në moshën 99 vjeçare, pjesën më të madhe të pasurisë së tij me vlerë prej 30 milion paundësh ja la gruas së tij mbretëreshës Elisabeth, por la edhe disa dhurata financiare mjaft bujare për disa pjesëtar të stafit të tij.  

Ai u tregua shumë bujar me tre burrat, që u kujdesën për të. Ata janë sekretari i tij privat  Archie Miller Bakewell, korrieri i tij William Henderson dhe shërbëtori i tij Stephen Niedojadlo. Të tre burrat morën pjesë në ceremoninë mortore të dukës. William dhe Stephen kanë qëndruar me të rregullisht në Wood Farm në pronën Sandringham, ku ai kalonte pjesën më të madhe të kohës.  

Pavarësisht se testamentet e fisnikëve nuk bëhen publike, besohet se katër fëmijëve të Philipit ju tha që mund të merrnin çfarë të donin nga koleksioni i tij prej 13,000 librash, të cilat janë kthyer nga ferma në pallatin e Buckinghamit.  

Një zëdhënës për familjen mbretërore refuzoi të komentonte në lidhje me ndarjen e pasurisë së dukës së Edinburgut. Komenti i vetëm ishte, se kjo është një çështje familjare dhe këto informacione do të mbeten private./The Independent/ 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy