Kadilli kërkoi largimin e Bashës si kryetar i PD! Mziu e komenton për MCN: Është lajthitje! (VIDEO)

Kadilli kërkoi largimin e Bashës si kryetar i PD! Mziu e komenton për MCN: Është lajthitje! (VIDEO)

Kandidati për deputet në Dibër, Xhelal Mziu, e komentoi si lajthitje statusin në Facebook të anëtarit të kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadillit, i cili ishte i pari nga e djathta që komenton humbjen dhe kërkoi ndryshimin e lidershipit. Në një lidhje live për MCN TV, Mziu tha:

“Është një lajthitje e zotit Kadilli dhe çdo personi tjetër. Sot jo vetëm demokratët dhe një pjesë e socialistëve janë të zhgënjyer nga shifrat e votimeve. Secili e ka gjendjen për të gjetur zgjidhje, nëse nuk u gjendet zgjidhja do gjendet si në këto 8 vite. E keqja e Shqipërisë nuk është Basha që frymëzoi në këtë betejë, e keqja e çdo shqiptari është kryeministri që kemi sot, që në çdo palë zgjedhjeje nga 2013-ta e në vazhdim ka përdorur instrumente që tjetërson vullnetin e qytetarëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy