
Gjatë mbledhjes së djeshme kryeministri Rama i bëri thirrje bizneseve të rishikojnë pagat, të kenë një strategji të qartë rritje me qëllim për të kapërcyer hendekun lidhur me frenimin e shpopullimit.
Përkitazi me këtë, Erjon Muça, ekspert i punësimit, tha në MCN live, se kushtëzimi i bizneseve për të bërë një gjë të tillë nuk mund të ketë efekt.
Si mesazh tingëllon mirë, por si mekanizma dhe mënyra se si do të realizohet përveç thirrjes për rritje pagash, të gjithë instrumentet për ta kushtëzuar ose detyruar biznesin për rritje pagash, unë personalisht nuk është se jam shumë pro.
Kjo sepse masa vjen e bëhet gjithëpërfshirëse në një bravë të gjitha kategoritë dhe tipologjitë e bizneseve dhe atë që ka mundësi dhe performancë të mirë financiare dhe mund ti bëj një rritje pagash por edhe atë personin fizik me 2-3 të punësuar i cili si rrjedhojë e strukturimit të tregut tanimë e ka shumë të vështirë për të përballuar një rritje të pagave të punonjësve.
Para se të kushtëzohen bizneset e sektorit privat të rrisin pagat, për ekspertin e punësimit z.Muça, ata duhet të mendojnë më shumë për performanca dhe respektim të punonjësve.
Unë mendoj se rritja e pagave minimale është veprim pozitiv, por nuk është momenti tim sot dhe nuk është e vetmja mënyre sot për të frenuar emigracionin apo për të siguruar që një punonjës vendas do preferoj një kompani vendase për të punuar.
Niveli i pagës është një element por po të mbledhin gjithë arsyen e tjera, e superojnë me dy apo tre fish nivelin e pagave.
Sot një punonjës në Shqipëri, e sheh pagën si një element dhe do ta ketë sa më të lartë për të përballuar vështirësitë e jetesës, apo nga ana tjetër ky punonjës po të kishte vlerësimin e nevojshëm brenda një kompanie do ti mundësohej një rritje profesionale në karrierë brenda saj, do ti sigurohej një proces profesional brenda kompanisë ku paga do ti rritej.
Kur kjo formë nuk është në funksion të punonjësit, atëherë do formë tjetër apo mekanizëm detyrues dhe kushtëzuese për rritjen e pagës, nisur nga paga minimale, nuk do të kishte efektin e nevojshëm, kjo edhe përballë një fenomeni, ne sot shumë biznese paragjykohen për nga niveli i ulët i pagave, ne këtë moment duhet të luftojnë paragjykimin negativ që kanë krijuar në popullatë.



