Maskat zbrazin arkën e lekëve në një farmaci tek Rruga e Kavajës

Maskat zbrazin arkën e lekëve në një farmaci tek Rruga e Kavajës

Dy persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur një faramci mbrëmjen e së shtunës rreth orës 19:15 në rrugën e “Kavajës” në Tiranë.

Sipas policisë në një Farmaci, kanë hyrë 2 persona, të maskuar me kapele dhe shall të zi, të cilët dyshohen të kenë qënë me armë zjarri dhe kanë vjedhur xhiron ditore.

Ata i kanë kërkuar xhiron ditore farmacistes, pasi në të kundërt do ta qëllonin.

Pasi kanë marrë paratë, grabitësit janë larguar nga vendngjarja dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për kapjen e tyre. Sipas bluve të kryeqytetit, personat e maskuar kanë marrë 150 mijë lekë të vjetra.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy