Lirimi nga burgu i të arrestuarit me 5 tonë drogë, KLD ‘kryqëzon’ gjyqtarin (VIDEO)

Lirimi nga burgu i të arrestuarit me 5 tonë drogë, KLD ‘kryqëzon’ gjyqtarin (VIDEO)

Këshilli i Lartë i Drejtësisë përmes një njoftim për mediat ka reaguar lidhur me lirimin e Rakip Arapajt, i cili u arrestua nga policia pasi u kap me 5 ton drogë.

Ka qenë vendimi i gjyqtarit të Vlorës, Arqile Basho, i cili ka lënë të lirë të arrestuarin për drogë, duke e argumentuar këtë vendim me disa pretendime të çuditshme.

Edhe pse prokuroria kishte argumentuar se Rakip Arapaj jeton në një banesë që është 7 metra larg një objekti të braktisur ku u gjet droga, një ndërtesë kjo që ka oborr dhe portë të përbashkët me shtëpinë e të dyshuarit, duket se nuk qenë e mjaftueshme për të bindur gjyqtarin në fjalë për ta lënë në burg atë.

“Policia gjyqësore i ka kërkuar shtetasit Rakip Arapaj të hapte banesën e mbyllur, shtetasi ka deklaruar se banesa nuk është në pronësi të tij, por të vëllait të tij që ka vdekur dhe ai që nga vdekja e vëllait nuk ka hyrë në banesë”., -ka qenë një ndër argumentet që ka lënë të lirë Arapajn.

Por, ditën e sotme KLD ka njoftuar se ka nisur verifikimin për të gjithë dokumentacionin lidhur me vendimin që gjyqtari i Vlorës ka dhënë për trafikantin e drogës.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka ndjekur me vëmendje informacionet e transmetuara në median e shkruar dhe vizive mbi lirimin nga paraburgimi të shtetasit R.A të hetuar, në masë sigurie arrest me burg, për mbi 5 tonë lëndë narkotike në fshatin Llakatund, Vlorë, duke theksuar se vendimi gjyqësor për lirimin e tij, dhënë nga gjyqtari A.B. i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka probleme serioze me ligjin.

Ne këto kushte, pasi u shqyrtuan paraprakisht të dhënat e transmetuara në media, si dhe kuadri ligjor në fuqi, konkretisht dispozitat e Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në RSH”, është çmuar se ka vend për verifikimin e rastit në fjalë. Inspektorati i KLD-së, ka filluar verifikimit për mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme që hedhin dritë mbi faktet e ekspozuara në ankesën publike, duke i kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë paraqitjen e të gjitha vendimeve dhe procesverbaleve mbi procesin gjyqësor të zhvilluar ndaj të pandehurit R.A lidhur me caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” dhe lidhur me lirimin e tij nga paraburgimi.

Në vijimësi KLD, nisur edhe nga ndjeshmëria e madhe që ka çështja, do të bëjë publike rezultatet e dala nga monitorimi.”, -thuhet në njoftimin për mediat.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy