Një 37-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Selanik. Ngjarja e rëndë u shënua teksa viktima Erald Jonuzi, po kthehej në pallatin ku banonte, në rrugën Vizyinou, rreth orës 01.00 të mëngjesit. Shqiptari u ekzekutua teksa po futej në pallatin ku banonte, me së paku pesë të shtëna. Ishte një kalimtar i rastit ai që gjeti shqiptarin e plagosur, duke njoftuar ndihmën e shpejtë, por pavarësisht dërgimit të spital, 37-vjeçari gjeti vdekjen. Nga të dhënat paraprake të policisë greke, dyshohet se ekzekutimi ka të bëjë me larje hesapesh mes grupeve rivale, ndërkohë që hetimet janë në vijim.



