Katër ditë betejë me flakët, pamjet e asaj që mbeti pas nga zjarri në Sazan (Video)

Katër ditë betejë me flakët, pamjet e asaj që mbeti pas nga zjarri në Sazan (Video)

Pamjet që gjeni në videon më poshtë, tregojnë atë që mbeti pas nga beteja katër ditore me flakët në ishullin e Sazanit.

Pemë të djegura dhe shkrumbuara, hi i mbetur pas dhe një panoramë gjysmë gri e mbetur si kujtim nga zjarret, bashkë me bimësinë që arriti t’i shpëtojë pamjeve, si ngushëllim për dëmin e shkaktuar.

MCN Tv sjell pamjet e skenës me të cilët do të përballen vizitorët e ishullit aq shumë të frekuentuar përballë brigjeve të Vlorës, pikërisht në nisje të sezonit turistik.

Kujtojmë se u desh ardhja e një avioni Canadair CL 415, si mbështetje nga Greqia, që situata në ishullin e Sazanit të vihet nën kontroll, bashkë me angazhimin e 122 efektivëve të Forcave të Armatosura, 9 mjeteve dhe dy anije u angazhuan në operacionin për shuarjen e flakëve... por pas katër ditësh ku zjarri mori përpara ç’mundi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy