Biden: SHBA do të reagonte nëse Kina do të furnizonte Rusinë me armë

Biden: SHBA do të reagonte nëse Kina do të furnizonte Rusinë me armë

Shtetet e Bashkuara do të "përgjigjeshin" nëse Kina do të furnizonte Rusinë me armë. Deklarata u bë nga Presidenti amerikan Joe Biden në një intervistë për ABC news, duke përsëritur se për momentin nuk ka asnjë provë që Pekini synon ta bëjë këtë.

“Nëse Pekini do të furnizonte me armë forcat e Vladimir Putinit do të kalonte një kufi”, paralajmëroi presidenti amerikan. “Si përgjigje vendosim sanksione shumë të ashpra", shtoi ai.

Joe Biden përsëriti synimin e tij për të tentuar të kandidojë për një mandat të dytë në vitin 2024, por gjithashtu pranoi se është "legjitime" që njerëzit të bëjnë pyetje për moshën e tij. 

"Që nga fillimi synimi im ka qenë të kandidoj për një mandat të dytë. Por ka shumë gjëra që duhet të arrijmë në një afat të shkurtër përpara se të filloj një fushatë," tha presidenti në një intervistë për ABC News. 

Në moshën 80-vjeçare, Biden është presidenti më i vjetër në detyrë në historinë e SHBA. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy