Partia Demokratike mbledh grupin parlamentar në një mbledhje urgjente pasditen e sotme në orën 18:30. Nuk dihet se çfarë vendimi do të marrin deputetët demokratë, por mbledhja vjen në ditën kur mbaron afati 48 orësh i lënë nga kryeministri Edi Rama për opozitën, për futjen e saj në zgjedhje.
Siç raporton “Panorama”, Basha ka dhene porosi qe nuk duhet te kete mungesa ne kete mbledhje sepse pjesemarrja eshte e detyrueshme. Mbledhja vjen edhe nje dite pasi dy deputete demokrate, Majlinda Bregu dhe Eduard Selami, kane kritikuar kreun e PD Lulzim Basha per vendimin e mosregjistrimit ne zgjedhje.



