Policia ka arrestuar në Pogradec një 43-vjeçar me iniciale E.L , i cili ishte shpallur në kërkim për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
Gjykata e Romës në Itali, në vitin 2016, ka caktuar për 43-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi në Itali.



