Klimë e re në raportet Turqi-Greqi/ Cavusoglu i shpreh Dendias-it “urimet më të mira për Ditën e Pavarësisë”

Klimë e re në raportet Turqi-Greqi/ Cavusoglu i shpreh Dendias-it “urimet më të mira për Ditën e Pavarësisë”

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu i ka dërguar një letër homologut të tij grek, Nikos Dendias, ku i shpreh urimet më të mira për festën e 25 Marsit.

Greqia feston 202-vjetorin e fillimit të Luftës së Pavarësisë nga Perandoria Osmane.

Në letrën e tij, Cavusoglu shpreh shpresën se marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat janë përmirësuar që kur Greqia i dërgoi ndihmë Turqisë pas tërmeteve vdekjeprurëse të shkurtit, do të forcohen në të ardhmen. Cavusoglu shton se është i vendosur të kontribuojë më tej drejt arritjes së këtij qëllimi.

Cavusoglu falenderon edhe një herë qeverinë greke dhe popullin grek për solidaritetin dhe ndihmën e tyre pas tërmeteve të 6 shkurtit që vranë më shumë se 50,000 njerëz në Turqi dhe mbi 7,200 në Siri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy