Ylli Manjani në Bilardo: Fatos Nano profesor i politikës, gjithçka di e kam mësuar nga ai

Ylli Manjani në Bilardo: Fatos Nano profesor i politikës, gjithçka di e kam mësuar nga ai

Ylli Manjani i ftuar në emisionin Bilardo në MCN ka rrëfyer se si ka qenë puna e tij me Fatos Nanon. Duke e cilësuar si profesor të politikës, ai shprehet se gjithçka që di për politikën e ka mësuar falë tij. Sipas Manjanit, koha e Nanos ishte fllusk në këto 32 vjet, por nuk kishte ca pasardhës që ta ndjekin gjënë, ndërsa theksoi se PS e asaj kohe ka qenë model, të joshte.

Fatos Nano është profesor i politikës. Gjithçka di për politikën e kam mësuar nga Nano dhe për këtë i jam mirënjohës. Në kuptim si të tolerosh, si të bësh politikë, si të ndërtosh një marrëdhënie politike. Ishte institucion nanizmi. E vetmja gjë që ka ndodhur në politikën shqiptare që ka qenë një flluskë po themi demokracie në këto 30 vjet ka qenë PS e Nanos në 99-2004. Mbaj mend një mbledhje, kam qenë sekretar i përgjithshëm në periudhën 2002-2004. Aty kam mësuar se si bëhet politika dhe PS e asaj kohe ka qenë model, të joshte.

Në vijim ai u shpreh se ne kemi filluar me politikën pluraliste në vitet ’90 dhe personazhet e asaj kohe ishin Berisha, Rama, Meta, Gjinushi, dhe sot janë po këta, pra sipas tij nuk kemi ndryshuar asgjë.

Nuk duhet bërë krahasim me Italinë apo një vend tjetër, ne kemi kopjuar nuk e kemi tonën. Koha e Nanos ishte fllusk në këto 32 vjet, por nuk kishte ca pasardhës që ta ndjekin gjënë. Për shembull Petro Koçi është bërë një mbledhje 4 orë në PS dhe nuk e la Fatos Nano edhe pse ai ishte shumë aktiv në atë kohë, Nano donte të bënte zv ministër një person dhe nuk e la kryesia e partisë së vetë që ta bënte. Kjo është pra demokracia sensi i një diskutimi apo debati që humbi rrugës.

I pyetur nëse ka të bëjë demokracia dhe me personalitetin e brendshëm të një njeriu, Manjani tha se në shoqëri si jona kur njerëzit janë mësuar se gjërat vijnë nga lart sigurisht që personaliteti i atij lart ndikon shumë.

Nëse ti e ke mendjen për të vjedh atëherë demokracia ka fytyrën e hajdutit, nëse ke mendjen të pish ndonjë gotë, demokracia ka fytyrën e pijanecit. Demokracia nuk na vjen nga poshtë, të gjithë njerëzit presin nga lartë. Të gjithë thonë hë mo çfarë do na bëni ju, pra kjo nuk është e vërtetë, grekët janë esenca e demokracisë në të gjitha kuptimet. Me një vërshëllimë ikën qeveria, bie, kurse këtu pritet nga lart, njerëzit e konsiderojnë demokracinë si një negociatë nga lart dhe kjo i bën këta të negociojnë me njeri tjetrin dhe rrinë këta të katërt dhe ne jemi këtu ku jemi. Politika e sotme kishte nevojë për një Nano, një model Nano do ishte mirë dhe PS do e kishte bërë një gjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy