Përfaqësuesi i Diasporës për Shqipërinë e Lirë, Florjan Haçkaj, dorëzimin e draftit të Partisë Socialiste për Kodin Zgjedhor, ku parashikohet vota e diasporës, e sheh të vonuar.
Duke folur për MCN Live ai tha se sot janë 179 ditë nga momenti kur Kuvendi i Shqipërisë është në shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që duhet ta kishte plotësuar kuadrin ligjor.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese shikon që ka mungesë në ligj, diçka që vetëm Kuvendi mund ta plotësojë.
Haçkaj deklaroi se Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka dorëzuar që në dhjetor të vitit 2023 një projektligj të mbështetur me firmat e 8 deputetëve të opozitës dhe në këtë drejtim është në avangardë opozita dhe se drafti i PS është i vonuar.

Duhet të përshëndesim faktin që tre pika nga projektligji ynë janë marrë dhe PS ka ndryshuar qasje.
Regjistrimi i zgjedhësve jashtë vendit do bëhet në një portal të KQZ, jo të përdorej e-Albania.
Është marrë votimi me postë dhe e treta përllogaritja e votave, që vota ime të shkojë në qarkun ku unë kam qenë i regjistruar së fundmi në Shqipëri dhe jo të shtohet një deputet në qarkun Tiranë.
Shumica e projektligjit të PS e lë vendimmarrjen te KQZ dhe kjo na shqetëson. Duket si një lojë e pastër, se ja ne e bëmë si projektligj, por nuk arritëm ta bëjmë.
Nuk ka konsensus, po tentohet të bëhet në mënyrë të njëanshme. Nuk duhet të shkojmë ende te KQZ, është ende shumë herët.
Kemi një takim me KQZ, për portalin se si do bëhet regjistrimi, për ta bërë procesin sa më të sigurt të mundshëm.
E para nuk është mundësia se duhet të votohet në parlament, duhet të ketë lëvizje nga opozita.
Opozita që në 12 dhjetor e ka futur projektligjin e saj, që mbështet tonin. Projektligji i PS është tejet i vakët.
E lënë tre javë para mbylljes së sesionit parlamentar dhe me 180 ditë vonesë. Relacioni është vetëm dy faqe, është bërë diçka sa për të thënë.
Ose do e lënë atë pataten e nxehtë te KQZ, që ne tentuam po ja për çështje kohe nuk u bë.
Gjithë bota ka një portal, jo automatikisht se ka votime ti do votosh, duhet të regjistrohesh, të bësh kërkesën që të vërtetosh që je ti.
Këtë projektligji i Partisë Socialiste nuk e mban. Por prapë është fitore se është larguar nga regjistri i emigrantëve.
Portali i KQZ, unë automatikisht duhet të futem te regjistri i emigrantëve, se nuk mund të votoj në dy vende.
Duhet qartësuar që jo automatikisht të çregjistrohesh nga adresa jote që je në Shqipëri dhe të votosh aty ku je.
Ne nuk i druhemi angazhimit politik dhe kjo që ne po bëjmë është angazhim politik.
Derisa të realizojmë votën e diasporës, ne do vazhdojmë të qëndrojmë të fokusuar këtu.
Kurrsesi nuk jam afër Partisë Socialiste, ne do jemi opozitarë gjithmonë ndaj keqqeverisjes, por ka 11 vjet kjo qeverisje në pushtet.



