Kreu i PD Lulzim Basha ka folur për mediat në përfundim të mbledhjes së grupit demokrat, para votimit në Kuvend pro shtyrjes së afateve të organeve të Vetingut. Basha u shpreh se Rama, Berisha e Meta bënë gjithçka të largojnë ONM nga Shqipëria dhe vettingu të shkojë në drejtim të paditur.
Reforma në drejtësi ka patur ecejaket e saj. Brenda pak ditëve trekëndëshi i Bermudës, Edi Rama në krye, Sali Berisha dhe Meta kanë bërë gjithcka që të largojnë OMN-në nga Shqipëria që Vetingu të shkojë në drejtim të paditur. Me gjithë problemet, përfshirë anëtarë të KPK-së dhe KPA-së të korruptuar, prapë ka vetëm një shans që Shqipëria të bëhet pjesë e Evropës, dhe që pasuritë të mos jenë në duart e një grushti oligarkësh dhe kriminelët të mos jenë në Parlament dhe bashki. Kjo është një drejtësi që funksionon, nuk është drejtësia që duam, por do ishte akoma më keq nëse një proces i nisur me qëllim që të përfundojë me një drejtësi që nuk i ndëshkon por i mbron politikanët e korruptuar. Ndodhemi në Parlament për t’i rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë këtij vendi”, u shpreh kreu i PD.
Kryedemokrati u shpreh se vetingu i politikanëve mbetet prioriteti kryesor i PD-së.



