BE thotë se "Facebook" konfirmoi përdorimin e të dhënave të 2.7 milionë europianëve në mënyrë të papërshtatëshme

BE thotë se "Facebook" konfirmoi përdorimin e të dhënave të 2.7 milionë europianëve në mënyrë të papërshtatëshme

Rrjeti social "Facebook" ka konfirmuar se të dhënat e 2.7 milion shtetasve të Bashkimit Europian ishin përdorur në mënyrë të papërshtatëshme nga konsulenca e kompanisë britanike "Cambridge Analytica", tha ekzekutivi i BE të premten.

Komisioni Evropian tha se mori një letër nga gjiganti i medias sociale të enjten vonë dhe ka kërkuar më shumë hollësi duke i bërë presion firmës që ka humbur më shumë se 100 miliardë dollarë në vlerën e tregut gjatë 10 ditëve të fundit që kur skandali u zbulua.

"'Facebook' na konfirmoi se të dhënat e përgjithshme të 2.7 milion evropianëve apo personave rezident të BE-së për të qenë më të sakt, mund të kenë qenë të shpërndarë në mënyrë të papërshtatëshme nga 'Cambridge Analytica'", tha një zëdhënës i Komisionit, raporton Reuters.

Letra gjithashtu shpjegon edhe hapat që rrjeti social më popullor "Facebook" ka marrë si një përgjigje që nga ajo kohë.

Ky vlerësim përsa i përket Europës është për të raportuar numrin e plotë të 87 milionë përdoruesve të Facebook-ut, potencialisht të prekur në botë, i zbuluar të mërkurën nga kreu i rrjetit social Mark Zuckerberg.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy