Pritet evakuimi i emigrantëve të bllokuar në kufi, shpenzimet merren përsipër nga Këshilli Kordinues i Diasporës

Pritet evakuimi i emigrantëve të bllokuar në kufi, shpenzimet merren përsipër nga Këshilli Kordinues i Diasporës

Ka marrë fund kalvari i vuajtjeve të një grupi emigrantësh që prej ditës së premte ndodhen të bllokuar në tokën neutral në pikën kufitare të Kakavijës.

Në kufi ndodhen mbi 40 emigrantë aktualisht, por autoritetet vendosën që të pranojnë vetëm 27 prej tyre që nuk janë rezident në vendin fqinj, ndërsa të tjerët duhet të kthehen.

Evakuimi u bë pasditen e sotme, pas plotësimit të procedurave dhe kontrollit mjekësor, ndërsa shqiptarët u dërguan me automjetet e autoriteteve në një nga hotelet në qytetin e Korçës, ku do të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë.

Shpenzimet për 27 shqiptarët do të mbulohen nga Këshilli Kordinues i Diasporës.

Në hotel gjatë qëndrimit për 14 ditë në karnatinë, të gjithë personat do të jenë të monitoruar nga policia dhe pas përfundimit të këtij afati do të lejohen që të shkojnë pranë familjeve të tyre.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se emigrantët do të akomodohen në hotel me shpenzimet e veta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy