55 persona kanë humbur jetën gjatë aksidentimit të një autobusi me 75 pasagjerë në bord, i cili ra nga Ura e Belizes, në hyrjen veriore të qytetit të Guatemalës, kryeqytetit të vendit të Amerikës Qendrore.
Zëdhënësja e prokurorisë informoi mediat lokale se janë nxjerrë kufomat e 55 personave që humbën jetën në vendin e fatkeqësisë.
Automjeti ra nga ura dhe përfundoi në një lumë poshtë, teksa kalonte urën e Belices në kryeqytet.
Presidenti Bernardo Arevalo dërgoi ushtrinë dhe mbrojtjen civile për të ofruar ndihmë në vend.
Sipas disa dëshmitarëve të raportuar nga gazeta “Prensa Guatemala”, autobusi u përplas me një makinë para se të binte nga ura.
Arevalo shprehu shqetësimin dhe solidaritetin e tij me të afërmit e viktimave dhe shpalli tre ditë zie kombëtare.
Sot është një ditë e vështirë për familjen guatemalane. Tragjedia e urës së Belizes është një dhimbje kombëtare.



