“Becchetti”, Karanxha: SPAK duhet të nisë një hetim, kush ka bërë veprime të paligjshme të përgjigjet me pronat e tij (VIDEO)

“Becchetti”, Karanxha: SPAK duhet të nisë një hetim, kush ka bërë veprime të paligjshme të përgjigjet me pronat e tij (VIDEO)

Investitori italian Francesko Beccheti do të marrë 110 milionë euro nga shteti shqiptar. 

 

Vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit në Paris rrëzoi kërkesën e Shqipërisë për të anuluar vendimin e arbitrazhit ndërkombëtar ICSID, duke e bërë të ekzekutueshëm dënimin financiar ndaj Shqipërisë.

 

Ish-prokurori Ervin Karanxha tha në studion e lajmeve të MCN Tv se SPAK duhet të nisë hetime të menjëhershme për këtë çështje në mënyrë që punonjësit e administratës që kanë bërë veprime të paligjshme të përgjgijen me pronat e tij.

 

SPAK për këtë çështje duhet të fillojë hetime të menjëhershme, të evidentojë personat përgjegjës, të verifikojë pasuritë e tyre që këta persona me këtë dëm që i kanë bërë shtetit shqiptar me padi regresi t’i kthehet shtetit. 

 

Çdo person i administratës publik kur bën një veprim të paligjshëm të përgjigjet me pronat e tij. 

 

Duhet të hetohet. Personat që janë marrë me letrat fizike, se vullneti politik është tjetër, specialistët kur e shohin që diçka nuk shkon duhet të bëjnë letrat sipas asaj që parashikon ligji. 

 

Shkelja e procedurave të brendshme ka shkaktuar këtë pasojë shumë të madhe. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy