Një trup i pajetë i gjetur nga një kalimtar në breg të detit në Bari dyshohet se i përket një shqiptari. Viktima është mashkull, rreth 40 vjeç. Për shkak të gjendjes së dekompozuar të trupit, mendohet se ai ka qëndruar në ujë për rreth 2 muaj.
Trupi i pajetë është dërguar në departamentin e mjekësisë ligjore, ku pritet të përcaktohen shkaqet e vdekjes.
Deri tani, sipas hetuesve dyshimet janë se viktima mund të jetë shqiptar ose grek, përfundim i arritur ky pas analizës së rrymave detare.
Kufoma është e zhveshur dhe pa flokë, pa krahë dhe këmbë, pa tatuazhe dhe dy proteza dentare në nofullën e sipërme.



