
Avokati Edi Qehaja tha në studion e MCN Informacion se pjesa më e madhe e personave që paraqiten në gjykatë për të kërkuar zgjidhjen e martesës janë femrat.
Sipas avokatit Qehaja, gratë janë ndërgjegjësuar për të drejtat e tyre dhe është kjo një nga arsyet pse sot ka më shumë divorce se para 10 apo 15 vitesh.
Pjesa më e madhe e personave që paraqiten në gjykatë për të kërkuar zgjidhjen e martesës janë femrat. Kam përshtypjen që me kalimin e kohës janë ndërgjegjësuar për të drejtat e tyre. Një nga arsyet pse s’ka pasur kaq shumë divorce është dhe fakti që s’kanë qenë të ndërgjegjësuara për të drejtat e tyre.
Një martesë që nuk funksion nuk ka pse të vijojë. Me rrjetet sociale, me marrjen e informacion nga çdo burim i mundshëm, vetë anëtarët e shoqërisë, konkretisht femrat që kanë në një martese e cila nuk ka funksionuar janë ndërgjegjësuar dhe janë drejtuar pranë gjykatës.



