
Gazetari Sokol Bregu në Zgjohu me MCN ka komentuar lidhur me një shkrim të The Sun e cila shkruan “Gangësterët shqiptarë përdorin nënat shtatzënë për leje qëndrimi”.
Ai tha se këto janë histori që nuk është se ndodhin për herë të parë sot, kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin, por tabloidi The Sun nuk është shumë serioz, madje gjurmon haptazi reklamat nga tiktok.
Sipas tij, ai skandal është një mënyrë që çdokush për një qëndrim në Britani mund të bëjë gjithçka por që jo të gjithë shqiptarët shkojnë për të tilla punë.
The Sun nuk është se mban përgjegjësi për ato që shkruan, por kjo histori nuk është e re sot, kjo mund të ndodhë dhe ka raste të tjera. Shqiptarët kanë bërë martesa fiktive kudo, por shqiptarët atje nuk ndodhen të gjithë për një qëllim të tillë. Për çdo vjedhje të një banese futbollisti gjithmonë thuhet se fshihet pas një shqiptar dhe është stigma. Sikur të gjithë ata që ndodhen në Londër janë nga Kukësi, kjo është mënyra që ne e kapim një çështje.
Po rrjetet sociale po i krijojnë problemet. Mos të harrojmë se për burgjet angleze paguhen taksa nga qytetarët britanikë ku shqiptarët dhe në burg shpesh herë hedhin foto nga burgu ku jetojnë mirë, dhe kjo i ngjall atyre neveri.
Dhe ne për ata që qëndrojnë në burg paguajmë taksa sepse paguhet goxha sepse për të mbajtur një njeri në burg duhen 8 mijë euro në vit dhe ata e kanë problem këtë. Në burgjet e BE ka dyfish lituanezë, por askush nuk shkruan për ta se ata nuk krijojnë probleme sepse ata janë të fokusuar te vjedhja e banesave.
Por po të shohësh ata që lexojmë vërtetë nxjerrin një mënyrë ndryshe të Londrës shqiptarët kanë Londrën jugore, ndërsa pjesa tjetër funksionon nga italianët, vendasit ka shtresa të ndryshme, por ata nuk krijojnë probleme ndërsa shqiptarë e krijojnë problemin e tyre sepse duan një jetë të ëmbël. Shqiptarët duan të duken, dhe duke rënë në sy bien dhe në grackë.
Më tej Bregu shtoi se ai skandal është një mënyrë që çdokush për një qëndrim në Britani mund të bëjë gjithçka.
Pjesa më e madhe këtu e para një dekade po shkonin në këtë formë, duke ndenjur dy djem në në shtëpi të cilët hiqeshin si çift për të marrë qëndrimin në Britani. Dikur sajonin dhe histori gjakmarrje dhe po të shohësh pjesa më e madhe atëherë shkonin me pasaporta kosovare. Por ka dhe plot shqiptarë atje që janë atje për punë të mira, duhen ndarë trafikantët e drogës me të tjerët.
Ajo që ne nuk ndryshojmë dot por po na e sjellin disi martesat është një shoqëri më e mirë, por grupimi që ne bëjmë kudo që shkojmë është të ndenjurit bashkë, nuk asimilohemi me shoqërinë tjetër të vendit.



