Sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës vranë mbrëmë 15 persona nga e njëjta familje, mes tyre nëntë fëmijë dhe tre gra.
Zëdhënësi Mahmud Bassal tha për AFP se familja Ajlah, shtëpia e së cilës u godit nga izraelitët, u shfaros.
Sipas agjencisë Wafa, numri i sulmeve të fundit deri më tani ka shkaktuar 16 të vdekur, midis Al-Zaweida, ku u goditën tendat e personave të zhvendosur dhe shtëpitë e tyre, dhe Sheikh Radwan, në veri të qytetit të Gazës.
Bassal dha një listë të të vrarëve, përfshirë nëntë fëmijë dhe tre gra.
Më shumë se 10 muaj luftë midis Izraelit dhe Hamasit ka kthyer në gërmadha një pjesë të madhe të Gazës.
Lufta shpërtheu pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, i cili rezultoi në vdekjen e 1198 personave, kryesisht civilë.



