
Gjashtë javë pas shpërthimit të vullkanit në ishullin spanjoll La Palma, sasi të mëdha hiri dhe llave vazhduan të mbulonin ndërtesat dhe tokat bujqësore.
Njësia e emergjencave ushtarake të Spanjës (UME) dhe ushtria tokësore po punonin në zonën e përjashtimit, duke hequr hirin nga çatitë e ndërtesave.
Sipas zyrtarëve të urgjencës, disa rrjedha llave arritën një lartësi prej 40 metrash (mbi 130 këmbë) pasi vërshimet e forta të magmës nuk përparuan shumë.
Shpërthimi i vullkanit Cumbre Vieja ka detyruar evakuimin e rreth 7500 njerëzve dhe kanë shkatërruar më shumë se 2500 ndërtesa.
Lumenjtë e llavës kanë mbuluar mbi 970 hektarë tokë kryesisht bujqësore.



