
Një depo armatimi është zbuluar paraditen e djeshme në një banesë në fshatin Babicë në Vlorë.
Korrespondenti Edi Ruçi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se arma snajper e kalibrit 7.62 mm e zbuluar është një armë e ngjashme me atë që është përdorur për të vrarë Gëzim Sinematin.
Po ashtu Ruçi tha se dhe arma stilolaps pistoletë është një armë e rrallë që përdoret për të vrarë njerëzit nga shumë afër.
Dje në Babicë, rreth 4 km larg qendrës së Vlorës është zbuluar një depo e madhe armatimi. Është gjetur arsenal armësh, municione dhe lëndë shpërthyese që mund të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale. Policia ka qenë e angazhuar në këtë operacion. Janë angazhuar edhe forcat e Renea-s. Policia dyshohet se ka marrë informacione të siguruara nga burime në terren dhe për një kohë të gjatë e ka mbajtur nën vëzhgim depon.
Policia ka mbajtur në vëzhgim ambientin për të parë dhe persona të tjera të cilët mund të vinin për llogari të grupeve kriminale.
I arrestuari Albano Derraj, i cili ka ndryshuar emrin në Luçiano është i përfshirë në dy ngjarje kriminale, dhe vepronte për llogari të bandave të Vlorës.
Është zbuluar një armë zjarri snaiper e kalibrit 7.62 mm, e montuar ne gjendje luftarake me silenciator, armë të cilat mund të godasin me një distancë deri në një mijë metra pa lënë gjurmë. Dyshohet se kjo armë ose një e armë e ngjashme mund të jetë përdorur dhe për vrasjen e Gëzim Sinematit pak kohë më parë.
Tek ato çka janë gjetur kanë spikatur dhe sasitë e tritolit, që edhe nëse vendosen në një ambient dhe kontrollohen me donator nuk zbulohen pasi janë të mbledhura me plastikë. Dyshime kanë shtuar dhe maskat e silikonit të zbuluara në këtë depo. Maska që mund të jenë përdorur për ngjarje të rënda kriminale.
Është depo e dytë e armatimeve që kapet në Vlorë për këtë vit.
Në bazë të llojeve të armëve, pasi konfirmohet se janë gjetur 23 lloje municionesh, duke shtuar dhe depon e zbuluar në lagjen “10 korriku” policia ka në dorë një as nën mëngë, vetëm nëse nuk do të zbulojë rrjetin kriminal të Vlorës, pasi në armatimin në fjalë gjendet prova të pakundërshtueshme. Armët, edhe pse personat janë kujdesur të fshehin gjurmët mbajnë dhe të dhëna të tjera për zbulimin e ngjarjeve të ndryshme kriminale.
Ajo se çfarë është zbuluar mund të ketë lidhje jo vetëm me atë që ka ndodhur vitet e fundit, por me historinë kriminale të 20 viteve.
Është dhe një armë e llojit stilolaps pistoletë. Është një prej armëve speciale të gjetur. Është armë efektive për vrasje nga shumë pranë.



