Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë.
Gazetari Besmir Pula tha në një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live se në konflikt janë përfshirë 6 persona dhe se përplasja ka nisur për një borxh të pashlyer.
Ka nisur një sherr në rrugë. Janë të përfshirë 6 persona të cilët ende nuk janë arrestuar. Po punohet për identifikimin e tyre dhe më pas për arrestimin. Sherri ka pasur si motiv një borxh të pashlyer na njëra palë. Në fillim janë konfliktuar fizikisht dhe më pas ka përfunduar në përdorimin e armëve.
Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja. Nuk raportohet për persona të lënduar.



