Tensionet në protestë, nëna e të ndaluarit: Më ka dhimbur në shpirt si e arrestuan djalin, i janë vërsulur si hienat

Tensionet në protestë, nëna e të ndaluarit: Më ka dhimbur në shpirt si e arrestuan djalin, i janë vërsulur si hienat

Gazetari Besmir Pula ka sjellë për MCN Live detaje mbi protestën e dhunshme të zhvilluar një ditë më parë, ku sipas të dhënave zyrtare janë arrestuar 19 protestues, 12 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë, ndërsa 15 efektivë policie kanë mbetur të lënduar.

 

Sipas Pulës, tensionet kanë nisur që në momentet e para të grumbullimit të protestuesve përpara Kuvendit, ku përplasjet verbale dhe fizike janë intensifikuar mes tyre, deputetëve të Partisë Socialiste dhe forcave të rendit.

 

Gjithçka nisi siç e kemi parë edhe më herët, me tensione të krijuara mes forcave të policisë, deputetëve të PS-së dhe protestuesve. Protestuesit ishin mbledhur para parlamentit dhe çdo deputet socialist që kalonte kordonin policor goditej me vezë, si shenjë pakënaqësie, të shoqëruar edhe me slogane si ‘nuk na përfaqësoni’. 

 

Pati përplasje edhe me policinë, e cila u vendos në kordon për të mbrojtur Parlamentin. Nga pamjet filmike u pa se kishte përplasje edhe me automjete të policisë që u goditën gjatë incidentit. Nga ana tjetër, ka pasur edhe përdorim force nga policia për shoqërimin e protestuesve drejt komisariateve. 

 

Protestuesit kanë deklaruar se kanë protestuar në mënyrë paqësore dhe nuk pranojnë se kanë ushtruar dhunë ndaj policisë. Janë të paktën shtatë vepra penale të referuara nga policia për në prokurori.

 

Për arrestimet ka reaguar edhe nëna e një prej të ndaluarve, Arbër Lleshi, i cili akuzohet se ka goditur një gazetar gjatë protestës. Në një deklaratë për MCN Live, ajo ka kundërshtuar akuzat dhe ka pretenduar se djali i saj është trajtuar me dhunë gjatë shoqërimit. Ajo shtoi se djali i saj nuk ka ushtruar dhunë dhe se akuzat ndaj tij janë të pavërteta.

 

Kam ardhur për djalin që e kanë arrestuar. Arrestimi i tij më ka dhimbur në shpirt. E kanë shtyrë dhe i janë vërsulur sipër dhjetë policë, si hienat dhe kriminelët, duke arrestuar popullin e shkretë që proteston për të drejtat e veta. 

 

Kam qenë edhe vetë në protestë çdo ditë dhe i them Ramës se do largohet prej aty, do apo s’do. Më ka dhimbur shumë mënyra si e kanë arrestuar djalin tim. Ai nuk ka goditur asnjë gazetar, kjo është shpifje. Djali im është aktivist dhe kundër kësaj qeverisjeje. Ka ardhur nga Gjermania për të protestuar dhe e kanë arrestuar menjëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy