Prodhimi global i verës, i ndikuar nga thatësira , valët e të nxehtit , zjarret, ngricat dhe shirat, ra me 10% në vitin 2023, ndërsa konsumi ra me 3%.
Shifrat i bëri me dije Organizata Ndërkombëtare e Verës.
Vreshtarët në të gjithë botën prodhuan gjithsej 237 milionë hektolitra, prodhimi i tyre më i ulët që nga viti 1961.
“Kjo rënie është pasojë e kushteve ekstreme mjedisore që kanë prekur si hemisferën veriore ashtu edhe hemisferën jugore”, u tha gazetarëve drejtori i organizatës, John Barker.
Sa i përket pijeve, konsumi ra me 3% vitin e kaluar, në 221 milionë hektolitra, niveli më i ulët që nga viti 1996, duke konfirmuar kështu një prirje rënëse që nga viti 2018.



