Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në MCN Live se thelbi i diskutimeve sot është sistemi zgjedhor, dhe jo komisioni për reformën zgjedhore. Soko thekson se grupi i Berishës ende nuk ka dalë me një propozim mbi sistemin zgjedhor. Ai vuri në dukje se Nisma Thurje është pro sistemit proporcional kombëtar me lista të hapura, ku përqindja e votave në rang vendi përputhet me përfaqësimin në Parlament. Soko tha se Shqipëria ka nevojë sot për demokraci, më shumë se për stabilitet, ku qeveria të jetë e dobët dhe të bjerë me skandalin e parë.
47 deputetët po merren me formën, por jo me susbstancën. Diskutimi sot është çfarë sistemi zgjedhor duam, që duhet të mbajë refrenin e aksionit të të gjitha opozitave sot. Në thelb ajo që do mbetet nuk është kush ka qenë në komision, por ligji i ri zgjedhor. Nëse nga pjesa e z.Basha ka një ide të qartë, këta të tjerë nuk e di çfarë kërkojnë. A janë dakord me propozimin e z.Basha, që është draftprojektligji i Nismës Thurje në vitin 2020, që në thelb kishte proporcionalin kombëtar me lista të hapura. Tani do jetë një implementim total i votimit elektronik dhe do ishte një arritje e madhe që të kishim një votim elektronik. Duhet të kishte një debat në lidhje me susbstancën jo me formën. Do vazhdojmë të kemi këtë sistem? Do ta ndryshojmë? Do kemi proporcional përsëri, apo kombëtar? Do shtojmë numrin e rajoneve?
Ligji zgjedhor është shumë i rëndësishëm. Sa më i drejtë të jetë sistemi, sa më i gjithëpranuar, aq më i mirë rendi që do ngremë. Në zgjedhjet e vitit 2021-shit, PS ka marrë 768 mijë vota, ka marrë Tom Doshi 35 mijë, ndërkohë kundër Ramës kanë qenë 777 mijë vota. Por PS që ka marrë 48,6 për qind të votave ka 53 për qind të Parlamentit. Këtë na i prodhon sistemi zgjedhor. Kush është propozimi që ne kemi pasur, përveç hapjes së listave, është edhe proporcionali kombëtar, që është sa vota merr në gjithë Shqipërinë aq deputetë ke. Vërtet sot Rama me Tom Doshin janë në shumicë, por kanë 55 për qind të Parlamentit, këtë duam ne të rregullojmë. E dyta Shqipëria ka nevojë përtej kësaj periudhës 30-vjeçare të stabilitetit, duam demokraci, jo stabilitet më. Dua një pushtet sa më të dobët. Ka qenë i fortë në kohën e Berishës, është i fortë në kohën e Ramës. Unë dua një qeveri që të bjerë pas një skandali. Dua një qeveri kolaicioni, jo kaq monolite”.
Soko tha se me një sistem proporcional kombëtar nuk do të ketë më baronë të zonave. Sipas Sokos nëse opozitës i shkon sërish ndërmend të braktisë zgjedhjet do të asgjësohet.
Nëse këtu bëhet përsëri gafa, nëse dikush e çon edhe njëherë nëpërmend të braktisë zgjedhjet është i asgjësuar. Do zëvendësohet opozita në atë ditë. Do zëvendësohet me votë. Nëse është kjo më qaf paçin veten, por nuk do ndodhë kjo. Rama është i lumtur që të mos marrësh pjesë fare në zgjedhje. Nëse nuk ka një kompromis politik, dhe një kompromis të mirëpranuar nga gjithë forcat opozitare, Rama thotë futemi në zgjedhje kështu si jemi, dhe e ka të konsoliduar edhe për 4 vite të tjera. Hallet e Shqipërinë janë, influenca e të fortëve në zgjedhje. Pse vjen, vjen sepse mënyra se si është kompozuar sistemi elektoral, i jep mundësinë atij që të bëhen si baronë të zonave, në një votë kombëtare s’ka më baronë. Emigrantët janë shtrat shumë i mirë ndryshimi, nuk ke ku i kap ata.
Deputeti s’është përfaqësuesi i zonës, është përfaqësuesi i grupit të interesit. Grupe interesi janë fermerët, janë shitësit, janë arsimtarët, mjekët. Duhet të kemi përfaqësues të grupeve të interesit. Ndarja zonale ta bën deputetin kryetar bashkie, por ti s’po zgjedh kryetarin e bashkisë. Deputeti duhet të jetë përfaqësues i të gjithë fermerëve nga Konispoli në Vermosh".



