E kemi dëgjuar shpesh shprehjen “detajet bëjnë diferencën”. Kjo shprehje ka rezultuar shumë e vërtetë në rastin e një çifti në SHBA. Jackie ka shkuar për një udhëtim pune në Atlanta dhe prej atje i ka nisur disa foto të dashurit të saj. Por fotot gjysmë nudo nuk kanë bërë efektin e pritshëm te i dashuri, i cili ka vënë re një detaj të dyshimtë.
Në dhomën e hotelit, ku po qëndronte Jackie, ai ka parë edhe një valixhe tjetër, që nuk ishte e saj. Pasi vajza e ka mohuar se ishte me dikë tjetër në dhomë, djaloshi ka telefonuar recepsionin e hotelit, ku i kanë thënë se nuk kishte asnjë rezervim në emër të Jackie-t. Pas shumë pyetjesh, ai ka mësuar se dhoma ishte në emër të shefit të vajzës dhe ajo ishte shoqëruesja e tij. Një motiv i mjaftueshëm për t’u ndarë.



