Pas reagimit të Erion Veliajt, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka dalë sërish në konferencë për media, duke i kërkuar kryebashkiakut të sqarojë firmën e tij dhe vulën e Këshillit Bashkiak, për të financuar për 30 vjet një koncesion të paligjshëm.
Kryemadhi pyet Veliajn se ku janë 128 milionë eurot për inceneratorin e Tiranës.
Po i them të sqarojë firmën e tij këtu dhe me vulë në emër të bashkisë këshillit që ka marrë një angazhim financiar 30-vjeçar në mënyrë të paligjshhme për të paguar një koncension të paligjshëm i cili ka ardhur si rezultat i firmës së paligjshme të Veliajt. Ky oratori i madh i cili me urdhër nga Holanda doli për të folur të sqarojë këtë tabelë, angazhimin 30-vjeçar të bashkisë së Tiranës dhe ministrisë së Financave dhe taksave të qytetareve që paguajnë qytetarët për inceneratorin e Tiranës. Veliaj ka shumë të drejtë që ligjëron si bilbil i ngrysur në TV, por gjëja e parë që duhet të bëjë është që të përgjigjet për firmën e tij që ka ndryshuar fati i një një koncensioni të paligjshëm, dhe ka ngarkuar me një barrë 30-vjeçare, por të paguar jo vetëm qytetarët e Tiranës, por të gjithë qytetarët e gjithë Shqipërisë. Ku janë 128 mln euro të investimit të kompanive të inceneratorit të Tiranës, për të cilën edha ata i kërkuan Veliajt me vrap të dale te shpjegojë? A janë 128 mln investim. Në mendimin tim jo, por është SPAK që është në provë për të provuar a janë 128 mln të kompanisë offshore ne Holandë që ja kanë nënkontraktuar Klodian Zotos që ishte përfaqësues zyrtar i kompanisë offshore në Holandë? Paratë e buxhetit i kanë kaluar kompanisë offshore, por është detyrë e SPAK për të zbardhur pagesat në Offshore”.



