Shqetësimi për OMN-në, Vasili: Nuk pres përgjigje, por reflektim nga politika në vend

Shqetësimi për OMN-në, Vasili: Nuk pres përgjigje, por reflektim nga politika në vend

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, thotë se nuk pret përgjigje, por reflektim lidhur me shqetësimin e tij për krijimin e Bordit të menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Në një prononcim për mediat paraditen e sotme, Vasili tha se vendi për reflektim mbi këtë çështje është në Kuvend ose në tryezën e partive politike që kanë miratuar së bashku Kushtetutën.

“Unë kam ngritur një shqetësim të institucionit lidhur me zbatimin e Kushtetutës ashtu sikurse është shkruar dhe miratuar dhe sigurisht. Ministria e Drejtësisë nuk ka pse të presë përgjigje pasi vendi për reflektime është në Kuvendin e Shqipërisë dhe në tavolinën e forcave politike që e kanë miratuar së bashku Kushtetutën. Kjo ishte një thirrje për të qenë korrekt me zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit përkatës për vetingun, pasi një qendrim i tillë e bën më solid zbatimin e këtij ligji dhe i heq të gjitha mundësitë që ky ligj të atakohet në të ardhmen, gjëra që edhe kanë ndodhur.

Pra, hap rrugën pa kthim për vetingun në Shqipëri”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy