Gjoni: Java do jetë me temperatura të ulëta, fundjava shënon rritje (VIDEO)

Gjoni: Java do jetë me temperatura të ulëta, fundjava shënon rritje (VIDEO)

Meteorologia Anira Gjoni thotë se gjatë kësaj jave pritet vijimi i temperaturave të ulëta dhe reshjet do të ndërpriten.

Duke folur për “MCN Live”, Gjoni deklaroi se reshje të dobëta do të ketë gjatë ditës së sotme, por pa problematika.

Sipas saj, temperaturat e ulëta dhe ngricat mund të shkaktojnë problematika në rrugë.

Gjatë ditës së nesërme në bregdet temperaturat do të jenë 5-12 gradë celcius, në zonat e ulëta 2-13 dhe në zonat malore -5 deri 5 gradë.

Këto temperatura do të vazhdojnë të mërkurën dhe të enjten, e premtja do të sjellë përmirësimin e kushteve të motit.

Situata ishte e paralajmëruar që javën e kaluar, pritej çrregullim sa i përket masës së ftohtë të ajrit që qëndron mbi Arktik është një fenomen që ndodh gjatë periudhës së pranverës dhe vjeshtës, fazës tranzitore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy