
Vazhdojnë protestat e kamionistëve kundër çmimeve të shtrenjta të karburanteve në Spanjë. Mediat spanjolle raportojnë se protestuesit po bëjnë marshime të ngadalta në pikat kryesore rrugore rreth qyteteve si Madridi dhe Barcelona.
Kjo është dita e njëmbëdhjetë radhazi e protestave. Ndërkohë, ministrja e Transporteve Raquel Sánchez ka në rendin e ditës një takim të shumëpritur me përfaqësues të sektorit për të studiuar zgjidhjet e mundshme, ndërkohë që nga sektorë të ndryshëm prodhimi po ngrihen klithma alarmi për problemet e furnizimit dhe shpërndarjes së produkteve.



