Vizita e Scholz në Kosovë/ Kote: Objektiv rigjallërimi i Procesit të Berlinit, s’u përmend “Ballkani i Hapur”

Vizita e Scholz në Kosovë/ Kote: Objektiv rigjallërimi i Procesit të Berlinit, s’u përmend “Ballkani i Hapur”

Diplomati Jorgji Kote komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV vizitën e kancelarit Scholz në Kosovë, duke u shprehur se ai shpalli si prioritet tregun e përbashkët rajonal dhe Procesin e Berlinit, duke mos përmendur në asnjë moment “Ballkanin e Hapur”.  

Katër janë objektivat e tij (Scholz), për Kosovën është shtyrja e procesit të dialogut me Serbinë, përcaktimi i pozicionit ndaj Rusisë plus njohjes së Kosovës, në Shkup dhe Sofje është mundësia për të hequr veton bullgare dhe e katërta është rigjallërimi i Procesit të Berlinit. Ai e shpalli që prioritet në Gjermani ka tregu i përbashkët rajonal i Ballkanit Perëndimor, dhe sot ai nuk e përmendi fare Ballkanin e Hapur. Berlini dhe Evropa e kanë shprehur mbështetjen e tyre për tregun e përbashkët rajonal. Nga kryeministri Rama që s’e përmendi fare tregun rajonal, harrojnë që e kanë nënshkruar në tre samite. Gjermania s’ka si të mbështesë ‘Ballkanin e Hapur,’ kur ajo ka Procesin e Berlinit, por as BE. Nisma e vet (Procesi i Berlinit) është gjithpërfshirëse. BE s’mund të japë fonde financiare për një nismë që s’është e tyre. Absolutisht Berlini do të vazhdojë në rigjallërimin e Procesin e Berlinit. Sa për ‘Ballkanin e Hapur’, nuk është gjithpërfshirëse. Kosova është jashtë, e pafalshme që s’janë bërë konsultime me BE-në. Mbështetja që dha Michel dhe Varhelyi ishin personale”.

Kote komentoi edhe deklaratën e bërë nga kryeministri grek Mitsotakis në Samitin e Selanikut, ku u shpreh për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE në vitin 2033.

I ka rënë rëndësia si nisme, por ka rënë një format talk and eating, ku më tepër hahet dhe bëhet muhabet se sa bëhet diçka. Në 2003 Papandreu tha që në 2014 Ballkani do hyj në BE. Edhe dukej realiste 11 vjet në atë kohë, sot s’ka pse jepen deklarata të tilla. E ka bërë të qartë BE, s’është çështje datash, është çështje hapash”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy