Analisti Ben Andoni tha në edicionin e lajmeve në Mcn Tv se kryeministri Edi Rama dhe i gjithë faktori politik i vendit duhet të provokojnë zgjedhje të parakohshme, ndonëse ai nuk mendon se ato mund të prodhojnë rokadë. Lidhur me AKSHI-n, Andoni tha se Rama ka treguar që se njeh mirë realitetin, dhe duhet të tregohej i kujdesshëm me konsideratat që tregoi për zyrtarët e këtij institucioni.
“S’ka asnjë mundësi teorike që mund të shkohet në qeveri teknike. Ti duhet të tregosh që je i përgatitur për qeveri teknike, dhe s’duhet të mbështetesh vetëm në konferenca shtypi. Është i nevojtshëm një memorandum politik, që jemi në këtë gjendje dhe duam të kalojmë në këtë gjendje. Të përgatisin një dokument, me këtë gjendje që është vendi, me këtë korrupsion, dëshirojmë qeveri teknike për këtë atë arsye.
Këto gjëra që bën opozita i japin karburant z.Rama. Z.Rama dhe i gjithë faktori politik i vendit duhet të provokojnë zgjedhje të parakohshme në vendin tonë. Rokadë s’arrij të ketë në këtë moment, sepse vet z.Berisha s’është i përgatitur për këtë hap. Opozita frikësohet të sjellë qeverinë në hije të saj. Ka filluar pak të lodhet publike. Edhe duke protestuar në këtë mënyrë i relativizon gjërat. Nëse do të bëhen zgjedhje tani kam frikë se Shqipëria do rrëshqasë njësoj si Kosova. Duhet tranizitim i gjatë, duke ia besuar vendin teknokratëve.
Por e provuan në Bullgari dhe sërish Bullgaria ka shkuar te partitë tradicionale. Pushteti i drejtësisë duhet t’i përfundonte proceset e veta, kam në kokë vendimet e GJKKO. Aq më shumë publiku do bindej dhe të korruptuarit do mbyllnin gojën. Nëse do kthehej edhe pasuria te shteti, aq më tepër do rritej besimi. Rama ka treguar që s’e njeh mirë realitetin shqiptar. Ajo që ndodhi me AKSHI-n, na kishte ekspozuar në palcën tonë, në mënyrën si zhvillohen tenderat.
Por këto Rama s’i sheh sepse merret me pjesën në dukje. Konsideratat që Rama ka t’i mbajë private dhe t’i provojë. Z.Rama ka humbur lidhjen me realitetin. Rama duhet të ishte jashtëzakonisht i kujdesshëm në lavdërimin që i bën platformës (e-Albania)”.
Duke folur për ndërhyrjen e policisë në protestën e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Andoni tha:
“Nuk është normale. Në momentin që ti e lë një protestë të tillë, duhet të mësohesh me pjesën që proteston për objektivat e veta. Ndërhyrja e policisë është e tepëruar. Është e ashpër. Ata pak njerëz që janë në këtë ndërmarrje të vështirë të z.Lapaj, në kulmin e dimrit, s’paraqesin ndonjë rrezik, është shëndet për demokracinë”.



