
Duma, dhoma e ulët e parlamentit rus, ka miratuar një sërë ndryshimesh në kodin penal, të cilat parashikojnë forcimin e dënimeve në rastet e "mobilizimit", "ligjit ushtarak", "kohës së luftës" dhe "konfliktit të armatosur". Ata që i shmangen detyrimit ushtarak parashikohet të dënohen deri në dhjetë vjet burg.
Ndryshimet do të shkojnë për votim nesër në Këshillin e Federatës, Senatin rus përpara se të shpallen nga Presidenti Vladimir Putin.
Ndërkohë, nga 23 deri më 27 shtator do të zhvillohen referendume për aneksimin nga ana e Rusisë të Republikës e vetëshpallur të Luganskut, asaj të Donetskut dhe pjesës së territorit të pushtuar nga rusët të rajonit ukrainas të Zaporizhzhia-s.
Shantazh naiv me kërcënime dhe histori tmerri të "referendumeve" dhe "mobilizimeve" të atyre që dinë të luftojnë vetëm kundër fëmijëve dhe njerëzve paqësorë. Kështu shfaqet frika e humbjes. Armiku ka frikë, manipulon në mënyrë primitive. Ukraina do ta zgjidhë çështjen ruse. Kërcënimi mund të eliminohet vetëm me forcë.
Kështu i komentoi në Telegram vendimet e Parlamentit rus kreu i zyrës së presidentit ukrainas Zelensky, Andriy Yermak.



