Shembja e digës në Ukrainë, OKB paralajmëron për 'pasoja të rënda'

Shembja e digës në Ukrainë, OKB paralajmëron për 'pasoja të rënda'

Shkatërrimi i një dige të madhe në Ukrainë do të ketë “pasoja të rënda dhe të gjera për mijëra njerëz”, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara.

Shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths tha se shkalla e katastrofës në digën Kakhovka në Ukrainën jugore do të bëhet e qartë vetëm në ditët në vijim.

Mijëra janë larguar nga shtëpitë e përmbytura në këtë zonë, një zonë aktive lufte. Ekziston frika se niveli i ujit mund të rritet më tej.

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për hedhjen në erë të digës të martën. Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën vonë, Griffiths paralajmëroi se mijëra njerëz në Ukrainën jugore po përballeshin me "humbjen e shtëpive, ushqimit, ujit të sigurt dhe mjeteve të jetesës".

Ndërsa evakuimet masive vazhdojnë të mërkurën në mëngjes në rajonin Kherson të Ukrainës, janë shfaqur imazhe satelitore që tregojnë një shkatërrim të gjerë atje.

Një nga fotot tregonte një port të përmbytur dhe një zonë industriale në kryeqytetin rajonal Kherson, i cili është nën kontrollin e Ukrainës.

Të mërkurën në mëngjes, 23 lokalitete mbetën të përmbytura, tha TV ukrainas në buletinin e fundit të lajmeve.

Në përgjithësi, rreth 40,000 njerëz duhej të evakuoheshin, tha më herët zëvendësprokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Viktoriya Lytvynova: 17,000 në territorin e kontrolluar nga Ukraina në perëndim të lumit Dnipro dhe 25,000 në lindjen e pushtuar nga Rusia.

Disa banorë lokalë janë parë duke u përpjekur dëshpërimisht të shpëtojnë sendet e tyre në shtëpitë me nivele uji afër tavanit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy